TAKIM ME KËSHILLIN RINOR/ Ide për Aktivitetet e Ardhshme dhe Buxhetin për vitin 2025!
Patëm një takim frytdhënës me disa nga të rinjtë e Këshillit Rinor, ku diskutuam për mundësitë e zhvillimit të aktiviteteve rinore. Së bashku ndamë ide për organizimin e aktiviteteve që promovojnë angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve.
Gjithashtu, u fokusuam në mënyrat si mund të lidhim aktivitetet tona me ditët ndërkombëtare, duke e bërë çdo ngjarje më të rëndësishme dhe me mesazh. Këto aktivitete do të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për çështje të ndryshme dhe do të forcojnë bashkëpunimin brenda komunitetit tonë.
Pjesë e takimit ishte dhe diskutimi në kuadër të nisjes së konsultimeve publike për Buxhetin e Bashkisë Përmet për vitin 2025 dhe përdorimin efektiv të zërit të dedikuar për aktivitetet e të rinjve dhe jo vetëm në vitin e ardhshëm.
Si çdo vit nuk do të mungojë mbështetja jonë për çdo iniciativë të të rinjve tanë.
Faleminderit të gjithëve për kontributet tuaja!
Ne jemi të emocionuar për të ardhmen dhe për të gjitha mundësitë që na presin!