TAKIM MBI STRATEGJITË PËR ZHVILLIMIN E PËRMETIT !
Zhvillimi i turizmit , bujqësisë dhe kulturës në Përmet është një nga prioritetet kryesore të Bashkisë Përmet.
Ditën e djeshme në një takim me aktorë kryesor dhe përfaqësues të GVV Pro Përmeti diskutuam mbi strategjinë për zhvillimin e turizmit në të ardhmen.
Fokusi kryesor i diskutimit ishte rrjetizimi dhe bashkëpunimi midis institucioneve , bizneseve dhe aktorëve të tjerë për të krijuar mundësi për rritjen e turizmit eko-kulturor dhe agro-turistik , duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore .
Këto strategji na ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e atraksioneve natyrore , për të tërhequr vizitorë të rinj .