Takim konsultativ me OSCH në kuadër të programit ReLOaD 2.

Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit ReLOaD2 (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin
Perëndimor) financuar nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të këtij projekti bashkia do të hapë së shpejti thirrjen e tretë dhe të katërt publike për të mbështetur projektet e OSHC-ve, në përputhje me prioritetet e Bashkisë.

Për këtë arsye,do të organizohet më datë 20.10.2022, ora 12:00 në sallën e Këshillit Bashkiak, takimi konsultativ me OSHC-të që operojnë në Përmet.

Qëllimi i takimit është përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e tretë dhe të katërt të projektit ReLOaD2 dhe përzgjedhja përfaqësuesit nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.
Thirrjet do të jenë të ndarë në :
Mbështetje për sportin me buxhet total 4,000,000 lekë
Prioritetet do vendosen në takim, dhe buxheti total për këtë lot është 2,000,000 lekë.
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.

Ju faleminderit.
Axhenda e takimit
12:00- 12:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve
12:15- 12:30 Prezantimi i projektit nga kordinatori lokal i projektit
12:35-13:00 Prezantimi i prioriteteve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit
13:00-13:30 Diskutime, miratimi i prioriteteve
13:30           Zgjedhja e përfaqësuesit nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.