Fundjavë të mbarë me një nga takimet e zhvilluara në Përmet në “Tourin e Vjosës”, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për të njohur ndryshe mbretëreshën e lumenjve.
Së bashku me AKZM-në dhe Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit erdhëm më pranë të rinjve, për të ndarë atë çfarë lumi Vjosadhuron për të gjithë ne, vendasit dhe për shumë turistë të huaj ,të cilët vijnë për t’a njohur nga afër.
Fokusi i këtyre takimeve janë brezat e rinj , por edhe ata të cilët punojmë së bashku me AdZM-të për të forcuar njohuritë dhe kapacitet e tyre, duke i përfshirë edhe në projekte për ruajtjen e biodiversitetit.
Këto njohuri rrisin rolin e brezave të ardhshëm në promovimin e vlerave natyrore të lumit Vjosë.