PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KANALIT UJITËS BUHAL VAZHDOJNË!
Vijojnë punimet për Rehabilitimin e Kanalit Ujitës Buhal me financim nga Ministria e Bujqësisë
Ky projekt i rëndësishëm po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit, duke sjellë më afër realizimin e synimeve për rritjen e sipërfaqeve të ujitshme dhe ndihmën për fermerët dhe banorët e zonës.
Me një gjatësi prej 3016 metrash, kanali do të sigurojë ujitje për rreth 100 ha tokë bujqësore , duke përmirësuar ndjeshëm prodhimin bujqësor në Buhal dhe Kutal.
Mbështetja për bujqësinë ngelet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Bashkisë Përmet. Projekte të tilla, i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale dhe fuqizimin e fermerëve të zonës.