PUNA NË RRUGËT RURALE!
Sektori i Rrugëve Rurale vijon të jetë në dispozicion të ndërhyrjeve në kohë për çdo problem të paraqitur.
Gjatë kësaj periudhe është mirëmbajtur rrjeti rrugor i rrugëve rurale përgjatë rrugës kryesore për në fshatin Frashër, duke vijuar puna për pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjes rrugore në fshatra të tjerë të Njësive Administrative.
Puna vijon për ti kthyer rrugët në shërbim të fermerëve dhe banorëve dhe për të shmangur problematika që vijnë me shirat e vjeshtës.