PROJEKTI EU4MUNICIPALITIES DHURON LIBRA PËR QENDRËN RINORE!
Qendra Rinore në Bashkinë Përmet, u ndërtua falë mbështetjes së projektit “BE për Bashkitë” dhe tashmë kemi një ambient të dedikuar për të rinjtë jo vetëm të rikonstruktuar , por dhe një vend ku të rinjtë kanë akses në shërbime të reja.
Projekti “BE për Bashkitë” jo vetëm ka asistuar gjatë zbatimit të projektit por vijon të jetë mbështetje për të rinjtë tanë.
Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim sërish miqtë tanë nga Delegacioni BE-së në Shqipëri znj. Cinzia Tarletti, z. Hubert Perr, znj. Marie Augouy, z. Elton Stafa drejtor i projektit “BE për Bashkitë” dhe z. Christian Mettke përfaqësues i GIZ.
Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e ardhshme si dhe u dhuruan rafte dhe libra për Bibliotekën e Qendrës Rinore , tituj te dashur dhe të domosdoshëm për të rinjtë tanë.
Faleminderit bashkëpunëtorëve tanë dhe njëkohësisht miqve të Përmetit.
Suksese në Fazën e II-të të projektit ku shpresojmë të vijojë bashkëpunimi jonë.