PLANI VENDOR I MENAXHIMIT TË MBETJEVE!
Bashkia Përmet prezantoi Draftin e Planit të Menaxhimit të Mbetjeve në një dëgjesë publike ku morën pjesë antarë të Këshillit Bashkiak, Sektori i Shërbimeve, Sektori Pastrim-Gjelbërimit, qytetarë të angazhuar etj.
Pjesë e takimit ishte dhe pjesëmarrja e znj. Sabine Piccard, Shefe e qeverisjes dhe shëndetit në Ambasadën Zviceriane si dhe përfaqësues të projektit Bashki të Forta.
Pas konsultimit të draftit përfaqësuesja e ambasadës zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkisë për të diskutuar mbështetjen e deritanishme, vijimin e procesit deri në finalizimin e Planit si dhe asistencën e tyre të pamunguar për Bashkinë tonë.
Nëpërmjet këtij Plani arrijmë përmirësimin e performancës duke ndikuar në shërbime më cilësore për komunitetin dhe zgjidhje të qëndrueshme për problematikat e menaxhimit të mbetjeve.