PËRMETI NË PANAIRIN “ARTE,ZEJE,SPORTE”!
📌Në panairin “Arte, Zeje, Sporte” të zhvilluar në Tiranë , Përmeti u përfaqësua nga djem dhe vajza me punime të bukura dhe me kreativitet në fushën e artit dhe zejeve.
🖼️Pikturat me kombinime ngjyrash pranverore🌺🌼 sjellë nga të gjitha shkollat pjesë e nismës, e bënë stendën prezantuese të Përmetit shumë të frekuentuar edhe nga të huajt.
👌Tabakaja me glikot përmetare 🍒🍉dhe
vajzat e djemtë e veshur me kostumet popullore ishin lezeti i stendës tonë.
🙏Krenari për nxënësit tanë, që me talentin e tyre përcjellin vlerat e traditës dhe trashëgimisë kulturore.
🙏Falenderim për prindërit dhe mësuesit që ju mbështesin në nisma të tilla.