PËRGATITJA PËR VITIN E RI ARSIMOR!
Sezoni shkollor po afron dhe ambientet e shkollave janë primare për të qenë sa më të pastra dhe të mirëmbajtura.
Punonjësit e Sektorit të Shërbimit dhe Mirëmbajtjes në Bashkinë Përmet po kujdesen çdo ditë për përgatitjen e këtyre ambienteve,që në muajin shtator të jenë gati për të mirëpritur nxënësit tanë.
Puna po vijon me ritëm të shpejtë në të gjitha shkollat.
Këtë vit një investim i rëndësishëm në sektorin e arsimit është rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Meleq Gosnishti”, në të cilën shumë shpejt nisin punimet.