PASTRIMI I KANALEVE VADITËSE!
🌾☀️Kemi hyrë në sezonin ku kanalet vaditëse janë jetike dhe të gjitha prodhimet bujqësore të zonës varen nga kanalet që furnizojnë me 💧ujë mijëra hektarë tokë bujqësore.
🚜👷Sektori i Bordit të Kullimit ka përfunduar pastrimin e të gjitha kanaleve vaditëse në 📍Njësinë Administrative Petran dhe 📍Piskovë.
ℹ️Përveç rehabilitimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes së tyre është kryer dhe vendosja e pompave në sistemin e vaditjes Kutal-Bodar dhe Piskovë.
➡️Gjithashtu janë marrë të gjitha masat dhe për funksionimin e sistemeve të vaditjes 💦me rezervuar në fshatrat Kosinë, Qilarisht, Iljar dhe Kaludh.
🤝Puna do të vijojë në zgjidhjen e problematikave të tjera duke patur në fokus shërbimin për 🧑‍🌾 fermerët siç është vaditja e prodhimeve të tyre bujqësore.🌽🫑🍅