PASTRIM DHE NDËRHYRJE NË RRUGËN “UJRAT TERMALE BËNJË”!
Në çdo stinë por veçanërisht në sezonin veror, një ndër destinacionet turistike që vizitohet patjetër janë Ujrat termale në Bënjë.
Punonjësit e Sektorit të Pastrim-Gjelbërimit dhe Rrugëve Rurale janë angazhuar në pastrimin e rrugës kryesore që të çon në këtë destinacion turistik dhe gjithashtu është punuar për sistemimin dhe çakëllimin e sheshit dhe vendqëndrimit të makinave me qëllim lehtësimin e kalimit të mjeteve dhe vizitorëve.
Në shenjë dashurie dhe mirënjohje për natyrën dhe destinacioneve turistike të Përmetit, të mbajmë pastër çdo hapësirë të përbashkët.
Puna vijon për mirëmbajtjen dhe pastrimin e çdo pike turistike .