NËNSHKRUHEN KONTRATAT ME 7 PËRFITUESIT E SUB GRANTEVE NË KUADËR TË PROJEKTIT “KEY PEOPLE-KEY KNOWLEDGE”!
📌Një nga objektivat e projektit “Key People-Key Knowledge” të financuar nga Bashkimi Evropian🇪🇺, i cili zbatohet nga Bashkia Përmet dhe Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare ishte mbështetja dhe krijimi i mundësive për gratë, të rinjtë dhe bizneset.
🖇️Në thirrjen për sub-grante nga 1️⃣4️⃣ aplikantë 7️⃣ prej tyre u shpallën fitues 🏆duke patur mundësinë e financimit për hapjen e një biznesi të ri ose për përmirësimin e biznesit ekzistues.
📝Ditën e sotme Kryetarja e Bashkisë nënshkroi kontratat me 7️⃣ përfituesit e sub-granteve dhe ju uroi suksese në implementim.🙏
✅Thirrjet për grante janë një mundësi për mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve lokale duke krijuar më shumë mundësi ekonomike.
📍Bizneset lokale mbeten një nga prioritetet e bashkisë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.