NDEROHET ME TITULLIN “QYTETAR NDERI” ZNJ. OLLGA POPLI !
📌Mes miqsh përmetarë, kolegë, ish nxënës dhe familjarë, u mblodhëm së bashku në ditën kushtuar një ndër figurave të njohura që ka lënë gjurmë në arsimin përmetar znj. Ollga Popli.
🗣️Mes kujtimeve dhe mbresave të atyre që e njohën dhe punuan me Zonjën ( ashtu siç e njihte qyteti jonë), ju dorëzua titulli “Qytetar Nderi i Përmetit” familjarëve të saj sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak Përmet Nr.8 datë 30.01.2024.
➡️Vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit”(pas vdekjes), është një titull mëse i merituar për njeriun profesionist, me qytetari dhe edukatë, vlera të cilat i zotëronte dhe i përcolli ndër breza nëpërmjet profesionit të saj.
🙏Krenari dhe mirënjohje për Zonjën Ollga Popli.