MOMENTE NGA MBRËMJET FESTIVE
Netët e fundvitit në Përmet janë një festë e vërtetë për zemrën dhe shpirtin!
Mes muzikës, këngëve dhe atmosferës plot gjallëri, çdo mbrëmje është një kujtim i bukur.
Dje shijuam talentin e Gjergji Mangos ndërsa sot ishte radha e muzikës magjike të Vjolanda & Robert Tralo.
Momente të veçanta nga këto festa kanë sjellë emocione dhe gëzim për të gjithë të pranishmit!
Nesër e në ditët në vazhdim, të tjera surpriza muzikore ju presin!
Mos harroni, çdo ditë në ora 18:00, ju presim në sheshin e qytetit për të vazhduar festimet!