Mirëmëngjesi!
EKSPOZITA “NË KOHEZION ME ETNOSIN” NGA PIKTORI XHEVDET SPAHIJA !
Piktori nga Gjakova Xhevdet Spahija, çeli në Përmet këtë fundjavë ekspozitën e titulluar “NË KOHEZION ME ETNOSIN”.
punime të realizuara ndër vite pas një punë të madhe u ekspozuan për gjithë artdashësit në një nga ambjentet e Qendrës Multifunksionale “Odhise Paskali”.
Sipas piktorit Spahija figurat historike edhe etnografia duhet të njihen e vlerësohen sidomos nga brezat e rinj.
Atij i është dashur të studioj mirë çdo detaj për ta nxjerrë një punim me elementet sa me reale për historinë.
Një kënaqësi e veçantë për piktorin ishte dhe vizita e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Zj.Mirela Kumbaro duke lënë përshtypjet e saj për këtë ekspozitë.
I urojmë suksese në krijmtarinë e tij profesor Xhevdetit dhe e mirëpresim me kënaqësi në ekspozita të tjera!