Mirëmëngjes me lajmin e mirë për fermerët dhe blegtorët . Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka hapur thirrjen për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024. Ftohen të gjithë fermerët, blegtorët dhe sektori i akuakulturës të aplikojnë për të financuar projektet në: Ndërtimin e serrave diellore të reja, përfshirë instalimin e sistemit të ujitjes Instalimin e rrjetave antibreshër Ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve Blerjen e makinerive bujqësore Investime në koshat e rritjes së peshkut për akuakulturë Dorëzimi i aplikimeve bëhet fizikisht pranë zyrave qëndrore të AZHBR deri më më datën Nëntor 2024 , brenda orarit zyrtar. Për asistencë dhe informacion, vizitoni Agropikat tona ose kontaktoni në numrin e gjelbër: 0800 83 83. Njihuni me hapat që duhen ndjekur për të përfituar nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare të investimeve 2024. APLIKO TANI ! Category: Aktivitete 2019October 15, 2024Post navigationPreviousPrevious post:TAKIM ME KËSHILLIN RINOR/ Ide për Aktivitetet e Ardhshme dhe Buxhetin për vitin 2025!NextNext post:PROJEKTI EU4MUNICIPALITIES DHURON LIBRA PËR QENDRËN RINORE!