Sot, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, ku u diskutuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për qytetarët dhe zhvillimin e bashkisë sonë.
Rendi i ditës përfshinte:
P/V: Për përcaktimin e kritereve për familjet në nevojë nga fondi 6% dhe fondi i Bashkisë
P/V: Për miratimin e fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike, deri 6%
P/V: Për miratimin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin janar 2025
P/V: Për miratimin në parim të vendosjes dhe operimit të Stacionit të Transferimit të mbetjeve për zonën Gjirokastër-Vlorë Jug
P/V: Për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Strehimit Social në Bashkinë Përmet
P/V: Për miratimin e fondit rezervë për ndihmë financiare
P/V: Për miratimin e Planit të Përmirësimit të Shërbimit për Arsimin Parashkollor 2025-2027
Informacion mbi tarifat e miratuara nga Enti Rregullator për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura
P/V: Për miratimin e listës së përfituesve dhe subvencionit të interesave për kreditë e lehtësuara
P/V: Për njohjen me marrëveshjen mes Shërbimit Social Shtetëror dhe Bashkisë Përmet për projektin “Përqafimi i shpresës – një ndihmë për ata që kanë nevojë”
P/V: Për vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave të Bashkisë Përmet për vitet 2026-2028
P/V: Për miratimin e marrëveshjes së funksionimit dhe mirëmbajtjes së ZIP LINE Përmet
P/V: Për miratimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes “Bashki të Forta” dhe Bashkisë Përmet
Projekte Investimi: Diskutim mbi projektet e investimit që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2025-2026 për programet sociale të strehimit