MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË TIRANËS!
📌Universiteti Bujqësor i Tiranës me Rektor Prof.Dr. Fatbardh Sallaku ka nisur një tur nëpër bashki dhe qarqe të vendit për promovimin e UBT dhe kapaciteteve të tij akademike dhe për lidhjen e 🤝marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet vendore.
ℹ️Ndalesa e rradhës ishte Bashkia Përmet ku diskutimet synonin forcimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve duke punuar së bashku për zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor edhe për 📍luginën e Vjosës, nxitjen e arsimit në programet që ky Universitet ofron me mbështetjen tashmë edhe të qeverisë duke financuar çdo muaj studentët që përzgjedhin këto programe. 📚
✍️Takimi u përmbyll me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit midis UBT dhe Bashkisë Përmet.
🤝Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është institucionalizimi i bashkëpunimit në sferën e bujqësisë, blektorisë, pylltarisë, akuakulturës, agroturizmit, teknologjive ushqimore, si dhe në ruajtjen, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, mjedisit e pyjeve.☘️🌳🧑‍🌾
✅Përmes kësaj marrëveshje, studentët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuri praktike dhe të aplikojnë njohuritë e tyre në mjedisin real të punës, si në ndërmarrje bujqësore, strukturat administrative të bashkisë e organizata të tjera të cilat kanë lidhje me sektorin bujqësor.
📣Nga ana tjetër, Bashkia do të përfitojë nga ofrimi i ekspertizës dhe këshillimit nga profesionistët e UBT për çështje si mbrojtja e mjedisit, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe zhvillimi rural.