KUJDESI PËR TË MOSHUARIT!
Në këto ditë te nxehta e me temperatura të larta, të cilat ndikojnë në shëndet në disa mënyra, është shumë e rëndësishme të ndjekim rekomandimet dhe këshillat e mjekëve.
Kujdes të veçantë duhet të tregojnë sidomos mosha e tretë. Për këtë arsye zgjodhëm në bashkëpunim me NJVKSH Përmet të sjellim në vëmendje disa këshilla për kujdesin ndaj shëndetit pranë Qendrës ditore të të moshuarve.
Gjithashtu patëm rastin të informonim frekuentuesit e kësaj Qendre që shumë shpejt Bashkia Përmet, në kuadër të projektit “Të moshuar jo të vetmuar, aktiv dhe të lumtur” si pjesë e programit LNB2 nga UNDP me financim të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, do të përmirësojë kushtet e këtij ambienti si dhe do të sjellë shërbime të reja për këtë kategori.
Entuziast për këto ndryshime, të moshuarit u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar në ecurinë e projektit dhe çdo nisme në të mirë të shëndetit të tyre.