
Në datë 26 Nëntor, në Qendrën Kulturore Multifunksionale, u mbajt një konsultim publik për Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2025. 

Në këtë takim ishin të pranishëm biznese të ndryshme nga zona e Përmetit, përfshirë hotele
, bare
, restorante
, fasoneri
, punishte
, etj.





Kryetarja e Bashkisë, znj. Alma Hoxha, së bashku me nënkryetarin, z. Florand Hasani, Kryetaren e Këshillit, znj. Anila Dhimitiri, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, z. Agathokli Proko, prezantuan Paketen Fiskale për vitin 2025. 

Znj. Alma Hoxha u shpreh se do të jetë gjithmonë e hapur për sugjerimet e bizneseve dhe angazhimin për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në qytet. 



Ky konsultim është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e komunitetit dhe bizneseve në procesin e vendimmarrjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Përmetit. 

