Konsultimi për Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2025 në Piskovë
Takimi u drejtua nga Kryetarja e Bashkisë, znj. Alma Hoxha, nën/Kryetari i Bashkisë, z. Florand Hasani, dhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, z. Agathokli Proko, morën pjesë gjithashtu kryetarët e fshatrave dhe banorët e zonës.
Kryetarja znj Alma Hoxha theksoi rëndësinë e këtyre takimeve të hapura, të cilat janë mundësi për të diskutuar dhe kontribuar në zhvillimin e komunitetit. Ajo nënvizoi se fokusimi do të jetë te shërbimet dhe investimet, që do të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët e Piskovës dhe të gjithë zonës.
Banorët dhe përfaqësuesit e fshatrave shfrytëzuan mundësinë për të shprehur mendimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me prioritizimin e shërbimeve lokale dhe nevojat për investime në infrastrukturë, arsimin, shëndetësinë dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm.
Këto takime janë një hap i rëndësishëm në procesin e konsultimit publik, duke siguruar që çdo banor të ketë mundësinë të kontribuojë në zhvillimin dhe planifikimin e buxhetit të vitit 2025.