KONSULTIM PUBLIK PËR NGRITJEN E QENDRËS BURIMORE TË MBETJEVE !
Ditën e sotme në ambientet e Sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua konsultimi publik për ngritjen e qendrës burimore të mbetjeve të riciklueshme falë projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese për Zhvillimin Urban të Qëndrueshëm” zbatuar nga GIZ, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Përmet financuar nga BE dhe Bashkëpunimi Gjerman.
Pjesë e takimit ishin drejtues të institucionit , antarë të Këshillit Bashiak , përfaqësuesi i GIZ , banorë të zonës dhe biznese që operojnë në qytetin e Përmetit.
Gjatë konsultimit u bë një prezantim nga koordinatori rajonal mbi projektin që do zhvillohet, zonën ku do të kryhet investimi,hapat e zbatimit dhe rezultatet që do të sjell.
Banorë dhe drejtues të bizneseve ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre gjatë diskutimit për një implementim dhe zbatim sa më të lehtë të këtij projekti.
Menaxhimi i mbetjeve mbetet një nga prioritet e bashkisë duke synuar rritjen e pastërtisë në qytet.