KAMPIONATI SHAHUT DHE DOMINOSË PËR TË MOSHUARIT!
Ditën e djeshme, në ambientet e Qendrës Ditore për Moshën e Tretë, u zhvillua aktiviteti “Kampionati Shahut dhe Dominosë për të moshuarit”.
Të moshuarit kaluan një ditë të këndshme ndryshe nga ditët e zakonshme që kalonin kohën me njëri-tjetrin duke luajtur dy nga lojrat e preferuara siç janë shahu dhe dominoja.
Më shumë se një garë kjo ditë ju dedikua të moshuarve për ti kushtuar pak vëmendje duke u bërë pjesë e ditës së tyre.
Ky aktivitet ishte planifikuar në kuadër të zbatimit të projektit “Të moshuar jo të vetmuar, aktiv dhe të lumtur” si pjesë e programit LNB2 nga UNDP me financim të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Gjithashtu pjesë e organizimit ishte dhe bashkëpunimi me shoqatën Mjedis, Ujra, Pyje e cila po zbaton projektin “Ti nuk je vetëm” financuar nga AMSHC.