GËZUAR DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË !
📌Si sot, 112 vite më parë, Shqipëria nisi rrugëtimin e saj si një shtet i pavarur, me një identitet dhe kulturë.
📍Nën tingujt e himnit kombëtar, në sheshin “Abdyl Frashëri” u ngrit flamuri kuqezi 🇦🇱 në praninë e qytetarëve përmetar.
🎉Një atmosferë festive i dha këtij momenti aktiviteti muzikor 🎶 nga fëmijët e Qendrës Kulturore.
🙏Kjo ditë mbetet ditë krenarie dhe patriotizmi, dita ku mbarë kombi shqiptar bëhet një.