FILLON RIKONSTRUKSIONI I PALLATIT TË SPORTIT!
Rikonstruksioni total i Pallatit të Sportit ishte një nga prioritetet e bashkisë, për të ofruar kushtet e nevojshme bashkëkohore për ekipin tonë kampion të basketbollit dhe për gjithë lojtarët e sportdashësit.
Nëpërmjet punimeve të filluara për rehabilitimit e këtij objekti me një projekt dinjitoz financuar nga Ministria e Arsimit , do të ofrohen kushte më të mira me mjedise cilësore dhe funksionale për zhvillimin e ndeshjeve , stërvitjen e sportistëve,punonjësve apo profesionistëve të tjerë që ushtrojnë aktivitetet e tyre në këtë godinë.
Krijojmë infrastrukturë bashkohore për ta vendosur sportin në qendër të edukimit të fëmijëve dhe për nxitjen e aktiviteteve sportivepër të gjitha grupmoshat.