FESTA E TEQESË SË FRASHËRIT!
🎉Festohet sot dita e Teqesë së Frashërit🕌, një monument me vlera kulturore dhe historike.
🖇️Emri i mirë i saj nuk lidhet vetëm me Bektashizmin. Emri i saj lidhet me momentet më kyçe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e mbi të gjitha për përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe.📜🏫🖋📖
Teqeja🕌 u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit. Në 1908 u hap në këtë teqe shkolla e parë shqipe nga baba Alushi.
📝 Teqeja e Frashërit përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit. 📚
🕌 Ky monument përveçse ka vlera shpirtërore 🙏për besimtarët bektashianë 👫, shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj.👫
🙏Gëzuar gjithë besimtarëve bektashianë të Përmetit e më gjerë, me këto pamje të Teqesë së Frashërit.🕌