DITA NDËRKOMBËTARE E KËRCIMIT!
Dita Botërore e Kërcimit është një datë e veçantë që përjetohet në mbarë botën për të nderuar e të festuar artin dhe pasionin për kërcimin.
Ky art skenik festohet botërisht çdo vit më 29 Prill, si një gjuhë universale që afron njerëzit dhe sfidon emocionet.
Në këtë ditë, ku ne festojmë bukurinë dhe fuqinë e artit të kërcimit, Qendra Kulturore e Fëmijëve përcolli emocione për publikun përmetar.
Performanca vallëzimesh nga vogëlushët e bënë mbrëmjen edhe më argëtuese për qytetin tonë.