
Në kuadër të kësaj dite, në

ambientet pranë Muzeut Vendor Përmet u organizua aktivitet me

shkollat e qytetit ku :

U ekspozuan punimet dixhitale për ruajtjen e materialeve historike të dokumentuara në letër që ndodhen fizikisht pranë muzeut. Tashmë këto materiale mund të aksesohen nga vizitorët edhe në format dixhital.

U ekspozuan 6 veshje të reja popullore për vajza me qëllim ruajtjen dhe vazhdimin e traditës edhe në brezin e ri.

Fëmijët vizituan ambientet e Muzeut duke u njohur me elementë të kulturës, historisë dhe traditës përmetare.