DITA E VERES NË PËRMET!.
Në këtë trokitje të parë të pranverës, qyteti ishte më i bukur se kurrë dhe plot ngjyra, ashtu si lulet e pranverës.
Për të 8-in vit rradhazi festojmë ardhjen e pranverës në Përmet si një traditë e veçantë e të gjithë shqiptarëve.
Vizitorë vendas dhe të huaj ju bashkuan kësaj dite duke vizituar stendat me gatime tradicionale, panairin me produktet lokale dhe duke shijuar njëkohësisht muzikë dhe lojra popullore.
Gjithashtu organizimet e ditës së sotme sdo ishin njësoj pa të gjithë bashkëpuntorët, bizneset lokale, artizanët dhe stafin përkushtuar e bashkëpunues të të gjithë eventit.
Verë të begatë dhe plot gëzim për çdo familje përmetare.
Gezuar Dita e Verës!