DITA BOTËRORE E BIÇIKLETAVE! 🚲.
🗓️“Dita Botërore e Biçikletave”🚲 festohet çdo vit më datë 3 Qershor në çdo vend të botës🌎, me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për të përdorur sa më shumë biçikleta🚲 dhe evitimin e mjeteve të tjera të transportit🚌🚗🚕, të cilat shkaktojnë ndotje të ajrit.
💁‍♀️Përdorimi i biçikletës🚲, është një nga mënyrat më të qëndrueshme dhe miqësore😊 me mjedisin, natyrën☘️por mbi të gjitha me shëndetin tonë.🫀
👭👬 Ditën e sotme, fëmijë të moshave të ndryshme morën pjesë në aktivitetin♻️ cirkuit me biçikleta, garë e cila u realizua në sheshin e qytetit.
ℹ️Ky aktivitet kishte qëllim promovimin e përdorimit të biçikletave në përditshmërinë tonë si mjet transporti por edhe për ushtrimin e aktivitetit sportiv.
😊Bëhu mik i natyrës 🌳dhe vetes, përdor biçikletë!🚴‍♀️