CIRKU NË PËRMET!
Kinemaja e qytetit mirëpriti Cirkun i cili solli argëtim dhe një ditë ndryshe për fëmijët e qytetit tonë.
Fëmijët shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje numrat e mjeshtrit dhe artistit Mico Kasapi.
Përveç akrobacisë, gjallërinë e shtuan numrat me qenushë gjatë së cilave mjeshtri përfshiu edhe fëmijë nga salla.
Falenderim për mjeshtrin Mico Kasapi për këtë ditë argëtuese për fëmijët e qytetit tonë dhe që me kaq pasion mban gjallë këtë zhaner artistik në zhdukje.