CEREMONIA E SHPËRNDARJES SË ÇMIMEVE NGA FONDACIONI “NIKO GJIKA”
Fondacioni “ Niko Gjika “ me Kryetar të Bordit Drejtues , intelektualin dhe biznesmenin përmetar Z. Vasil Gjika, vijon traditën duke stimuluar çdo vit financiarisht mësuesit dhe nxënësit përmetarë të spikatur në fushën e arsimit.
Përzgjedhja e fituesve bëhet nga komuniteti i arsimit, sipas procedurave të përcaktuara nga Fondacioni.
Bashkia Përmet shpreh falenderime të veçanta për këtë gjest fisnik të familjes Gjika për vlerësimin dhe mbështetjen ndaj arsimit në Përmet dhe Këlcyrë.