CEREMONIA E DORËZIMIT TË PANELEVE FOTOVOLTAIKE NË DY KOPSHTET E QYTETIT!
Në kuadër të projektit “Transformimi i tregut për përshpejtimin e energjisë diellore fotovoltaike në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Japonisë dhe zbatuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë,Agjencinë për Eficencën e Energjisë , u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike në dy kopshtet publike në Bashkinë Përmet.
Ditën e sotme në ambjentet e bashkisë u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të dy sistemeve diellore fotovoltaike me prezencën e Ambasadores së Japonisë në Shqipëri, znj. Kato Kikuko, Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, znj. Monica Merino dhe kryetares së Bashkisë znj. Alma Hoxha.
Ky event shënoi një pikë të
rëndësishme në tranzicionin e bashkisë drejt energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme.
Sistemet e reja diellore të instaluara, me një kapacitet të kombinuar prej 100 kWp, pritet të kursejnë afërsisht 31,428 € në vit në kosto energjie për dy kopshtet.
Ky projekt gjithashtu na ndihmoi në përforcimin e aftësive teknike në sektorin e energjisë diellore nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet Japonisë, UNDP-së dhe aktorëve vendorë në avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Mirënjohës ndaj mbështetjes ,e cila ndihmon në transformimin e angazhimeve klimatike në veprime konkrete me ndikim të madh.