AKTIVITETI DITA E KULTURËS PËRMETARE !
“Dita e Kulturës Përmetare” ishte aktiviteti dedikuar kulturës materiale dhe jomateriale të Përmetit.
Një kolazh fotosh ndër vite me figurat që pasuruan trashëgiminë kulturore të Përmetit shoqëruan vijimin e aktivitetit artistik me muzikë, histori, vlerësime dhe performancë vallesh nga brezi i ri që kaq mirë po mëson vlerat e kulturës dhe traditës tonë.
Ky aktivitet u organizua nga shoqata “Floemi” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në kuadër të projektit “Të rinjtë njohin dhe aksesojnë trashëgiminë kulturore përmes një arkive dixhitale”.