AKTIVITETE NË MUAJIN E LETËRSISË!

Muaji Tetor është muaj festiv ku tradicionalisht

lexues dhe

shkrimtarë takohen në veprimtari të artit të fjalës.

Me rastin e muajit të letërsisë,

Biblioteka Publike Përmet “Lliko Nano”, zhvilloi një aktivitet për jetën dhe veprën e gjigandit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë.

Në këtë veprimtari morën pjesë lexues të rregullt të bibliotekës,

nxënës dhe mësues të shkollës së mesme “Sami Frasheri” etj.