AKSION PASTRIMI PËR PËRMETIN TONË!
Mbledhja e mbeturinave ishte aksioni i ndërmarrë nga Bashkia Përmet në këtë fillim fundjave që mirëpret si gjithmonë vizitorë të shumtë.
Jo vetëm pse jemi në sezonin turistik por mjedisi duhet të vijojë të jetë i pastër çdo ditë.
Të kujdesemi për mjedisin është investimi më i mirë që mund të bëjmë për ambientin e përbashkët ku jetojmë çdo ditë, Përmetin turistik dhe gjithashtu për gjënë më të rëndësishme, shëndetin tonë.
Aksioni i Sektorit të Pastrim-Gjelbërimit ju bashkua Administrata e Bashkisë në pastrimin e Parkut Kupola, Sektori i Pyjores në Lagjen Mejden dhe ish Pularia, si dhe shkollat e qytetit duke pastruar lagjen Partizani, lagjen Sede dhe rreth ambienteve të dy shkollave.
Të gjithë së bashku të bëjmë detyrën tonë për të mbajtur pastër mjedisin.
Sadopak ndërgjegjësim nga secili prej nesh, do të thotë shumë për Përmetin tonë.