AKSION PASTRIMI NË BASHKËPUNIM ME ADZM!
Të premtet e aksioneve të pastrimit vijojnë në rrugë dhe rrugica të ndryshme jo vetëm në qytet.
Kjo e premte bëri bashkë Sektorin e Pastrimit në Bashkinë Përmet dhe punonjës të ADZM në pastrimin e një prej zonave afër rrugës nacionale e cila gjithashtu është po aq e rëndësishme të jetë e pastër si edhe zonat e banuara.
Një mjedis i pastër është kënaqësi për syrin dhe jetë për shëndetin tonë.
Faleminderit ADZM & Sektori Pastrim-Gjelbërimit për pamjen e pastër që i latë qytetit këtë fundjavë.
Së bashku mund të bëjmë më shumë për Përmetin tonë turistik.