“TË RINJTË DHE MAGJIA E LETËRSISË”
Në një pasdite plot energji dhe diskutime inspiruese , nga një grup të rinjsh të apasionuar pas letërsisë , u mblodhën tek ambientet e Qëndrës Rinore “Ollga Shuraja” për të ndarë pasionin për artin e fjalës dhe letërsinë .
Nga vargjet e Lasgush Poradecit në “Poezia, Vepra 1” , deri tek thellësia e veprave të Petro Markos , tek fuqia e fjalës së Ismail Kadarese dhe refleksionet e veprave të tjera si “I Huaji” i Kamys , rinia diskutoi dhe zbërtheu mesazhe të thella për jetën , lirinë dhe ekzistencën .
Çdo diskutim ishte një mundësi për të zbuluar mesazhet e thella që këto vepra sjellin, të cilat i japin rinisë një shans për t’u reflektuar mbi jetën, pasionet dhe mundësitë që u ofrohen .
Ky aktivitet ishte një kujtesë e fuqisë që ka fjala për të ndryshuar botën dhe për të pasuruar shpirtin.
Cili është libri që ju ka prekur më shumë?