THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI: ARKITEKT
Objekti: Ekspert për planin e mobilimit (Arkitekt)
Autoriteti kontraktues: Bashkia Përmet
Adresa: Sheshi “Abdyl Frasheri”, Përmet
E-mail: info@bashkiapermet.gov.al
Data e publikimit: 2 Korrik 2024
- Informacion i përgjithshëm
Bashkia Përmet po implemeton projektin “Të moshuar jo të vetmuar, aktiv dhe të lumtur” në kuadër të Programit Askush të mos mbetet pas LNB2 projekt i cili financohet nga SDC dhe zbatohet nga UNDP. Fokusi i këtij projekti është përmirësimi i shërbimeve për moshën e tretë dhe të moshuarit e vetmuar, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të Qendrës Ditore për të moshuarit dhe funksionalizimin e saj, rritjen e përfshirjes sociale të moshës së tretë në qytetin e Përmetit nëpërmjet realizimit të aktiviteteve të lidhura me këtë kategori, ofrimin e shërbimit të asistencës shtëpiake për të moshuarit e vetmuar etj. Ky projekt do të zbatohet në Përmet dhe target grupi janë të moshuarit e qytetit të Përmetit.
- Detyrat e Ekspertit
Eksperti duhet të hartojë një Plan për mobilimin e Qendrës Ditore për të moshuarit për vlerën e përcaktuar në buxhetin e projektit Blerje paisje për mobilimin e Qendrës dhe artikuj për argëtim në vlerën totale 1 200 000 lekë.
Arredimi i sallës së Qendrës përfshin: Blerje të paisjeve si karrige, tavolina, një kënd i rehatshëm për kohën e lirë, sete të ndryshme lojrash apo rafte për bibliotekën e tyre dhe ruajtjen e paisjeve të argëtimit.
3. Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë mbaruar studimet master profesional ose shkencor në degën Arkitekturë
- Preferohet të jetë përfshirë në projekte me fokus mobilimin ose punë të ngjashme
- Të jetë i pajisur me Licence
- Preferohet të jetë nga Përmeti
- 4. Dokumentacion i detyrueshëm
- CV
- Kopje e diplomës
- Kopje Licencës
- Ftesë për ofertë
Personat e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin në adresën info@bashkiapermet.gov.al , ose në zarf të mbyllur me postë, deri në datën 09.07.2024, në adresën: Sheshi “Abdyl Frashëri”,Përmet.
Kriteret e vlerësimit
Vlerësimi i ofertave do të mbështetet duke pasur si referencë kualifikimet e kërkuara më sipër.
Fondi limit: 100 000 Lekë me TVSH
Njoftimi i fituesit
Fituesi do të njoftohet me e-mail brenda datës 12.07.2024.