DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE !
Muzetë frymëzojnë përmes eksperiencave që ata i dhurojnë vizitorëve, si dhe ruajnë identitetin dhe kulturën brenda çdo vepre që ekspozojnë.
Në kuadër ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu Vendor i Përmetit gjatë gjithë javës ka mirëpritur në pavionet e tij nxënës të shkollave duke u mundësuar një udhëtim në kohë dhe shpalosur shumë elementë me natyrë historike, artistike, kulturore dhe etnografike.
Për të qenë qytetarë të mirë të vendit tonë duhet së pari të jemi njohës të mirë të trashëgimisë sonë historike, kulturore e më gjerë.
Muzeumet janë një pasuri e çmuar me vlera të shumta.
Muzeu Vendor i Përmetit do vazhdojë të mirëpres çdo qytetar , nxënës, të ri , turist dhe vizitorë.