VJET SHKOLLA “NONDA BULKA!”
Në një atmosferë festive sot shkolla “Nonda Bulka” feston 115 vjetorin e krijimit si e para shkollë shqipe në Përmet.
Dikur shkolla “7 Marsi”, sot me krenari mban emrin e shkrimtarit dhe publicistit përmetar Nonda Bulka.
Mes mësuesve dhe nxënësve të brezave të ndryshëm, me organizimin e stafit aktual të shkollës, përcollën emocione, nostalgji dhe ndjenjë krenarie për cilindo që ka prekur bankat e kësaj shkolle.
Me mirënjohje Këshilli Bashkiak Përmet vlerësoi këtë institucion arsimor dhe disa prej mësuesve të parë që kontribuan në arsimin dhe edukimin e brezave me titullin “Mirënjohje e qytetit”.
Në këtë vatër arsimi, ndër vite është punuar me përkushtim, ndaj në këtë shekull të dytë ju urojmë suksese në vazhdimin e punës së palodhur në ndërtimin e dijeve dhe qytetarëve të denjë të së ardhmes.
Gëzuar 115 vjetorin shkolla “Nonda Bulka”!