102 VJET SHËRBIMI PYJOR !
Në vjetorin e Shërbimit Pyjorme ftesë të Agjencia të Zonave të Mbrojtura Qarku Gjirokastër u bëmë pjesë e mbjelljes
së fidanë të rinj në ekonominë pyjore Lomnicë,pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.
Mirënjohje dhe falenderim për gjithë përkushtimin ndër vite të inxhinierëve e teknikëve të pyjeve që janë çdo ditë në terren.
Fokusi për rritjen e pasurive pyjore do të vazhdojë në këtë sezon mbjelljesh me pyllëzime të reja, aktivitete edukimi, marrëveshje bashkëpunimi me qëllim menaxhimin e qëndrueshëm të këtyre pasurive të çmuara.