Mirëmëngjes me lajmin e mirë për fermerët dhe blegtorët .
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka hapur thirrjen për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024.
Ftohen të gjithë fermerët, blegtorët dhe sektori i akuakulturës të aplikojnë për të financuar projektet në:
Ndërtimin e serrave diellore të reja, përfshirë instalimin e sistemit të ujitjes
Instalimin e rrjetave antibreshër
Ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve
Blerjen e makinerive bujqësore
Investime në koshat e rritjes së peshkut për akuakulturë
Dorëzimi i aplikimeve bëhet fizikisht pranë zyrave qëndrore të AZHBR deri më më datën Nëntor 2024 , brenda orarit zyrtar.
Për asistencë dhe informacion, vizitoni Agropikat tona ose kontaktoni në numrin e gjelbër: 0800 83 83.
Njihuni me hapat që duhen ndjekur për të përfituar nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare të investimeve 2024.
APLIKO TANI !