FOLK FEST 2024 NË PËRMET!
📌Ditën e djeshme u zhvillua aktiviteti Folk Fest 2024 edicioni i parë.
ℹ️Ky festival është ideuar për ti dhënë zë kulturës dhe muzikës tradicionale të qyteteve dhe 🤝bashkëpunimit artistik që Bashkia Përmet ka krijuar dhe do të vijojë të ketë me çdo qytet jo vetëm të Qarkut Gjirokastër.
💃Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë dhe përcolli argëtim për qytetin tonë ku Grupet artistike dhe kulturore të Libohovës, Dropullit, Gjirokastrës, Leskovikut dhe Përmetit performuan këngë dhe valle tradicionale të qytetit të tyre.🎤🎹🪗
➡️Secili prej grupeve solli identitetin e tij,duke promovuar diversitetin kulturor ,trashëgiminë kulturore dhe përcolli 💌mesazhet e dashurisë e bashkëjetesës mes njerezve si dhe ballafaqimin e kulturave të ndryshme.
🎬Ky edicion ishte vetëm fillimi i një tradite të bukur për tu zhvilluar edhe vitet në vazhdim duke rritur bashkëpunimin dhe ftuar edhe më shumë grupe për tu bërë pjesë. 😍
✅Aktivitete të tilla që promovojnë traditat e qyteteve, resurset, mikpritjen e qytetarinë ndikojnë pozitivisht në turizmin kulturor.
📍Ju mirëpresim në edicionin e dytë !