PLANI LOKAL PËR PËRSHTATJEN NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE !
📍Në kuadër të Procesit të Planifikimit Kombëtar të Përshtatjes (NAP), të financuar nga Fondi i Gjelbër i Klimës dhe zbatuar nga UNDP Albania, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe 7️⃣ bashki të vendit morrëm pjesë në Konferencën Kombëtare ku prezantuam 8️⃣ Plane Lokale për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 📑përfshirë dhe Bashkinë Përmet.
📌Ndryshimet klimatike paraqesin sfida të rëndësishme për ekonomitë, komunitetet dhe ekosistemet tona lokale. Ndikimet e tyre janë më të ndjeshme në nivel lokal, ku komunitetet përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me pasojat. 🌧️🌞🌪️ 🔥
✅Prandaj hartimi 📝dhe zbatimi i këtyre planeve konkrete kanë një rëndësi🔝, duke shërbyer si udhërrëfyes strategjik për të parandaluar pasojat nga ndryshimet klimatike në pesë sektorët prioritarë të zhvillimit në nivel vendor.