NDEROHET ME TITULLIN QYTETAR NDERI PUBLICISTI NURI DRAGOJ !
📌Mes miqsh përmetarë, poetë dhe 📖lexues u mblodhëm sot në një ditë kushtuar shkrimtarit dhe studiuesit Nuri Dragoj, në ceremoninë për dorëzimin e titullit “Qytetar Nderi i Përmetit” familjarëve të tij sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak Përmet Nr.42 datë 02.07.2021.
➡️Vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit”, është një titull mëse i merituar për njeriun me vlera, patriotin,luftëtarin për ngritjen e vetëdijes kombëtare 🇦🇱 publicistin realist dhe studiuesin që ju përkushtua me shpirt Përmetit.
🙏Krenari dhe mirënjohje për gazetarin që me penën e vet, ka dhënë vlera për kulturën shqiptare, në veçanti për #Përmetin, për historinë e tij dhe historinë e arsimit përmetar.
✍️Veprat dhe publicistika e tij janë pasuri për kulturën shqiptare pasi burojnë nga jeta, historia, kultura dhe shpirti i shqiptarëve.
👏Përmes kësaj pasurie krijimesh, Nuri Dragoj nuk do të harrohet kurrë por do të mbetet frymëzim i çdo brezi.