Mbledhja e Këshillit Bashkiak, 30.11.2017
Ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet ditën e enjtje, 30.11.2017, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak.
FAQJA ZYRTARE E BASHKISË PËRMET
Ju njoftojmë se mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet ditën e enjtje, 30.11.2017, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak.
Me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të akademikut Jorgo Bulo , Bashkia Përmet organizoi një ceremoni për dhënien e titullit:”Qytetar Nderi i Përmetit” Pasvdekjes, me motivacionin : “Për Kontribut të shquar në fushën e shkencës , albanolog, filolog, historian i letërsisë, kritik letrar, i shquar me studimet e Tij shkencore për letërsinë…
U zhvillua takimi i dytë, konsultim publik me grupet e interesit për Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet.
Më datë 10 nëntor 2017 në ambjentet e shkollës “Sami Frashëri”, u festua ditëlindja e 60-ë e hapjes së gjimnazit “Sami Frashëri”. Kryetari i bashkisë z.Niko Shupuli , përshëndeti aktivitetin dhe mbështeti në organizimin e tij. Ish nxënës, ish mësues dhe drejtori i parë i shkollës , kujtuan momentet e bukura që kaluan në këtë…
Falenderojmë z. Arjan Culli për dhurimin e lodrave në Kopshtin Nr.2 të qytetit të Përmetit. Z. Culli në emër të nënës së tij znj. Marjanthi Culli, edukatore shumë vite më parë pranë këtij kopshti në Përmet dhe në prezencën e Kryetarit të Bashkisë z.Niko Shupuli, edukatores së shumë brezave znj.Mite Ndreu dhe stafit aktual të…
Në kuadër të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet, ditën e martë, 07.11.2017 ora 10:00 , do të zhvillohet konsultimi i dytë me grupet e interesit. Takimi do të zhvillohet në sallën e konferencave të Qëndrës Multifunksionale
Ditën e premte dt.27.10.2017 , në ambjentet e Qendrës MultiFunksionale “Odhise Paskali”, Bashkia Përmet organizoi një ceremoni me rastin e 85 vjetorit të krijimit të Klubit të Futbollit të Përmetit . Në këtë ceremoni pati pjesëmarrje të ish-futbollistëve, veteranë të sportit ndër vite, ish drejtues e ish trajnerë të ekipit të Përmetit . Me rastin e…
Të nderuar miq ! Në kushtet e një thatësire të jashtëzakonshme, këtë vit qytetarët e Përmetit u përballën e po përballen me orar të kufizuar të furnzimit me ujë të pijshëm . Megjithë masat e marra nga Ndërmarrja e Ujësjellësit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme apo ndërhyrjeve të ndryshme në rrjet duke shkëputur furnizimin…
Përfundoi asfaltimi i rrugës së fshatrave Pëllumbar dhe Iljare në Njësinë Administrative Çarshovë. Brenda këtij viti përfundon edhe ndërtimi i Urës mbi lumin Vjosë në fshatin Pëllumbar. Ndërtimi i urës dhe lidhja me rrugën nacionale , ka qënë dëshira dhe kërkesa e banorëve të këtij fshati prej dhjetra vitesh që tashmë po bëhet realitet…
FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË RAJONIT TË LUGINËS SË VJOSËS! Më datë 13 tetor 2017, në ambjentet e Qendrës Multifunksionale Përmet, Bashkia Përmet në bashkëpunim me AlbKonfindustria organizuan Forumin Ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të Rajonit të luginës së Vjosës. Në këtë forum u debatuan potencialet, problematikat dhe zgjidhjet e mundshme që paraqet…