Me rastin e dy vjetorit të ndarjes nga jeta të akademikut Jorgo Bulo , Bashkia Përmet organizoi një ceremoni për dhënien e titullit:”Qytetar Nderi i Përmetit” Pasvdekjes, me motivacionin : “Për Kontribut të shquar në fushën e shkencës , albanolog, filolog, historian i letërsisë, kritik letrar, i shquar me studimet e Tij shkencore për letërsinë e Rilindjes Kombëtare , i veprës së Naim Frashërit, A.Z.Cajupit etj , Mik i Madh i Përmetit dhe përmetareve , shembull frymëzimi për shkencën dhe kulturën shqiptare”.