NISIN PËRGATITJET PËR FESTIVALIN FOLKLORIK TË GJIROKASTRËS 2023 !

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore rikthehet në muajin Qershor ,në Kalanë e Gjirokastrës. Përgatitjet tashmë kanë filluar. Bashkia Përmet në bashkëpunim me Bashkimë Këlcyrë kanë zhvilluar takimet e para mbi ecurinë e përgatitjeve për identifikimin e motiveve, ritmeve , ngjyrave, këngëve valleve, riteve që do të shpalosen…

79-VJETORI I BRIGADËS SË VI SULMUESE!

Brigada e VI Sulmuese u krijua në 26 Janar 1944. Sot, përkujtuam së bashku me veteranë, pasardhës të tyre, familje të dëshmorëve si dhe përfaqësues të institucioneve vendore, 79-vjetorin e Brigadës “Heroinë e Popullit”. Krenari dhe mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e atyre që e deshën atdheun me jetën e tyre. Lavdi Brigadës, dëshmorëve dhe…

100 VJETORI I SHËRBIMIT PYJOR !

27 Janari 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet me nderim si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar. Kushtuar kësaj dite Bashkia Përmet në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura (AdZM Gjirokastër),mbollën 150 fidanë pishë e butë në zonën e Braçkovës. Në këtë mënyrë përveç rehabilitimit…

SHTIM I PEMËVE DEKORATIVE!

Sektori Pastrim-Gjelbërimit ka nisur punën që pranvera të jetë më e gjelbërt se kurrë në Përmet. Fidanët dhe pemët dekorative kanë filluar të mbillen në çdo hapësirë publike të qytetit si një aspekt i rëndësishëm i mjedisit dhe plotësimit të pamjes atraktive të Përmetit. Të palodhur çdo ditë për Përmetin gjithëvjetor. #Përmetiçdostine #Përmetigjelbëruar #SektoriPastrimGjelbërimit

NJË DITË DHE UNË SI POLIC TRAFIKU!

Në përditshmërinë e tyre, fëmijët dhe prindërit përballen me situatat e qarkullimit rrugor. Për këtë arsye, QKF Përmet në bashkëpunim me Policinë e qytetit, organizuan një ditë kushtuar qarkullimit rrugor duke nisur nga ndërgjegjësimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit polici-komunitet. Kështu fëmijët u pozicionuan në…

MBILL DASHURI!

Data e kuqe në kalendarin e muajit shkurt shënon ditën e dashurisë dhe zemrave plot. Dhe me zemrën plot dhe dashurinë për simbolin e kësaj feste ,trëndafilin, të rinjtë e qytetit mbollën së bashku trëndafila në shenjë dashurie për natyrën, qytetin, shoqërinë dhe 14 Shkurtin. Falni dashuri çdo ditë, dhe jeta bëhet më e bukur.…

VLERËSIM PËR VASKË ÇURIN!

Ditën e sotme, Këshilli i Qarkut Gjirokastër , në një ceremoni mes miqsh dhe artdashës përmetarë dhe jo vetëm, akordoi titullin “Nderi Qarkut” për artistin përmetar Vaskë Çuri. Pas të madhit Laver Bariu, muzika popullore përmetare e Vaskë Çuri, është padyshim pasuri kombëtare. Mirënjohje për artistin shumëdimensional, që përveç zërit dhe teksteve të këngëve të…

DITA NDËRKOMBËTARE E GUIDAVE TURISTIKE !

DITA NDËRKOMBËTARE E GUIDAVE TURISTIKE ! 21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Guidave Turistike. Kjo ditë është e njohur për promovimin e atyre, të cilët janë ambasadorë të vendit ku ata jetojnë dhe promovojnë. Bashkia si institucion ofron informacion për Guidat Turistike me Udhërrëfyes të çertifikuar që shërbejnë për promovimin e qytetit të Përmetit. Ndaj…